Fundamenti

Vojvoda: Në Zvicër presim përkrahje të madhe nga tifozët, në shtator i synojmë gjashtë pikë

/ 2 minuta lexim
HW

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për ndeshjet e shtatorit, ndërsa atmosfera në taborin Dardan duket të jetë mjaft e mirë.

Trupa e trajnerit Franco Foda po ushtron që nga e hëna në kampin nacional në Hajvali, ndërsa të premten do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit kundër Zvicrës në udhëtim, e të hënën tjetër ndaj Suedisë në shtëpi.

Teksa foli për faqen zyrtare të FFK-së, Mërgim Vojvoda është shprehur optimist para këtyre dy përballjeve, shkruan “Gazeta Express”.

Ai e pranon se zviceranët dhe suedezët janë favoritë, por beson se me shokët do të mundë t’i marrin gjashtë pikë në shtator.

Po ashtu, mbrojtësi i krahut e pret edhe përkrahjen e publikut kosovar nga mërgata në ndeshjen e Baselit këtë të premte.

United Hospital

“Ne jemi duke u bërë gati për të shkuar për t’i marrë tri pikë. Atmosfera është shumë e mirë, e dimë se na presin dy ndeshje të rëndësishme.”

“E dimë se sa është e vështirë të shkojmë e të luajmë në Zvicër, por e dimë se e kemi mundësinë për të pasur shumë përkrahje nga tifozët tanë. Djemtë janë krejt të përgatitur, stërvitjet po shkojnë shumë mirë dhe jemi duke u bërë gati për të shkuar dhe për t’i marrë tri pikë.”

“Ndeshjet e shtatorit? Qëllimi është për t’i marrë gjashtë pikë. Natyrisht, dy kundërshtarët tanë janë favoritë, por ndonjëherë nuk i dihet, ndoshta më mirë është kështu, sepse presioni nuk është aq tek ne, por tek ata, si në Zvicër ashtu edhe këtu kundër Suedisë, shpresoj që ashtu do të jetë.”

“Në Zvicër do të kemi shumë përkrahje, kështu që shpresoj që ajo do të na ndihmojë.” /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.