FITORJA

Vojvoda me probleme muskulore, sot do të dihet nëse do të jetë gati për ndeshjet e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mërgim Vojvoda nuk e di ende nëse do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e shtatorit.

Mbrojtësi kosovar ka probleme muskulore dhe me gjasë sot do të dihet saktësisht nëse ai do të luaje për “Dardanët” apo jo në dy duelet e fundit të Ligës së Kombeve.

Futbollisti anësor mungoi në ndeshjen e fundjavës ndërmjet Torinos dhe Sassuolos, shkruan “Gazeta Express”.

Lëndimin e tij e ka konfirmuar edhe trajneri Ivan Juric.

Mobi Casa

“E kishte një dhimbje muskulore. Dëshironte të luante, por kisha frikë se do ta humbisja për një kohë të gjatë. Siç thotë ai, nuk është diçka e rëndë”, ka thënë trajneri i Torinos.

Sot pritet që Vojvoda t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe më pas do të vendoset nëse ai do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës apo jo.

Emri i Vojvodës figuron në mesin e të ftuarve të selektorit Alain Giresse për dy duelet e këtij muaji, ndaj Irlandës së Veriut më 24 shtator në Belfast dhe kundër Qipros më 27 shtator në Prishtinë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.