Mobi Casa

Vojvoda – Kumbulla, ëndrra e Tares te Lazio për afatin kalimtar veror

/ 1 minutë lexim

Derisa po vazhdon të luftojë për titullin kampion në Serie A, Lazio është duke menduar edhe për transferimet në afatin kalimtar veror.

Klubi romak tashmë ka identifikuar disa prej futbollistëve që dëshiron t’i transferojë në verë, shkruan “Zeri.info”.

Drejtori Igli Tare, siç raporton “Metropolitanmagazine.it” dëshiron t’i blejë dy futbollistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe atë të Shqipërisë, Marash Kumbulla.

Uji Dea

Në rast të largimit të Marusic, Lazio do ta transferonte Vojvodën, i cili luan aktualisht te Standard Liege.

Mbrojtësi drenicas kërkohet edhe nga Torino dhe Fiorentina, derisa vlera e tij llogaritet të jetë shtatë milionë euro.

Nga ana tjetër, Kumbulla kërkohet edhe nga Interi dhe Juventusi, derisa me një ofertë prej 30 milionë euro, Lazio do ta bindte Hellas Veronën për transferimin e tij. /Zeri.info