FITORJA

Vojvoda flet për objektivat personal dhe të Torinos për sezonin e ri: Nuk dua vetëm asistime, dua edhe gola

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Torino po kryen fazën përgatitore ku tanimë ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore.

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka qenë ndër më të mirët te Torino edicionin e kaluar.

Reprezentuesi kosovar ka luajtur në dy krahët e mbrojtjes, duke shkëlqyer në Serie A.

Anësori fantastik ka folur edhe për fazën përgatitore, objektivin personal dhe atë ekipor për Torinon sezonin e ri.

ARKATANA

“Duam të rritemi si individë dhe si skuadër, ne kërkojmë të përmirësohemi gjithnjë. Në sezonin e kaluar u renditëm më mirë se ai paraardhësi dhe kështu në sezonin e ri do të tentojmë të bëjmë më mirë se vjet”.

“Juric është nga ata trajnerë që flet hapur dhe t’i thotë gjërat në sy, në të mirë dhe në të keqe. Të bën të rritesh dhe të ndihmon shumë”.

“Në këtë skuadër ka shumë lider, por secili duhet të ndjejë përgjegjësinë dhe të jetë një lider. Lideri nuk është vetëm ai që flet, por edhe ai që jep shembull e tij me punën”.

“Në sezonin e ri nuk dua vetëm të asistoj, por edhe të shënoj. Të paktën pesë apo gjashtë gola”, u shpreh Vojvoda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.