ARKATANA

“Voice of Ukraina” zgjedh këngën e Rona Nishliut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Janë mahnitur të gjithë nga zëri e interpretimi i saj në ‘Evrovizion’. Bëhet fjalë për këngëtaren Rona Nishliu e cila me këngën ‘Suus’ arriti të lë gojë hapur mijëra shikues anekënd botës. E ndonëse ka kohë që kjo këngë është kënduar si duket nuk harrohet lehtë.

Madje po përzgjidhet edhe nga talent jashtë kufijve tanë që duan të nxjerrin në pah zërin e potencialin e tyre. Kështu ka vepruar një vajza ukrainase me emrin Galina Konax e cila në konkurrimin e saj në spektaklin ‘Voice of Ukraine’ ka interpretuar këngën e Ronës, ndërsa publiku janë mahnitur me këtë këngë.

Uji Dea

Ndërkaq meqenëse muzika e Rona Nishliut ka arritur të na prezantoj denjësisht jashtë kufijve tanë me të drejtë këngëtarja nga Mitrovica mund të quhet krenari e artit shqiptarë. E kështu e quajti edhe kolegia e saj Rosela Gjylbegu e cila nuk hezitoi të pranojë që është e impresionuar nga ky fakt.

“Impresionuese …krenare për ty Rona Nishliu”, kishte shkruar shkodrania, ndërsa krenar theksuan të jenë edhe shumë komentues tjerë që lanë mbishkrimet e tyre poshtë videos të Rona Nishliut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.