Vogëlushja shqiptare në finalen e “The Voice Kids – Gjermani”

Në finalen e konkursit “The Voice Kids” në Gjermani, ka arritur të kualifikohet dhe një vogëlushe shqiptare me emrin Aulona, e cila dhe pse nuk ka fituar ka arrit të marrë vlerësimet më të mira si nga publiku dhe nga juria.
Vetëm 9 vjeç Aulona, ka qenë më ë vogla në këtë konkurs, dukë bërë për vete trajneren Lena me “Somewhere Over The Rainbow”. Aulona arriti të klasifikohej në pesë finalistët më të mirë, por megjithatë tregon se në të ardhmen dëshiron të bëhet doktoreshë.
Kënga e saj e preferuar është “Call Me Maybe”, grupi i preferuar Monrosë, ndërsa këngëtarë të preferuar ka Rihanna dhe Miley Cyrus.
Një fëmijë i zgjuar dhe me nota të mira në shkollë, Aulona ka lëndë të preferuar gjuhën dhe matematikën, ndërsa për këngën thotë se e ka kënduar tërë jetën dhe se gjithmonë ka ëndërruar të këndojë në një skenë të madhe. Më poshtë po ju sjellim një interpretim të sajin në “The Voice Kids – Germany”.