Fundamenti

Vogëlushi shqiptar me kancer mund të qëndrojë në Gjermani

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një lajm i mirë për familjen refugjate shqiptare Likaj në Martinshöhe: asaj i lejohet qëndrimi në Gjermani dhe në këtë mënyrë i mundësohet trajtimi mjekësor Renit 12 vjeçar, djalit të sëmurë ga kanceri.

Komisioni për raste të rënda i landit Rheinland-Pfalz ka vendosur që familja shqiptare, njëherë për njëherë mund të qëndrojë së paku edhe për një vit, shkruan swr.de. Këtë lajm e ka dhënë vetë familja ndërkohë që autoritetet për integrim dhe vetë komisioni nuk kanë dashur të deklarohen, duke respektuar parimin e mbrojtjes së të dhënave.

Djali 12 vjeçar ka një tumor malinj në syrin i cili tashmë i është nxjerrë, transmeton albinfo.ch. Në vend të syrit të vërtetë ai ka një sy qelqi, ndërsa me syrin tjetër pothuajse nuk mund të shohë fare.

Mobi Casa

Mjekët druajnë se ka rrezik qe edhe vëllai i vogël i tij të sëmuret nga kanceri. Edhe kjo ka bërë që komisioni për raste të rënda të marrë vendim pozitiv për familjen.

Ata është dashur të dëboheshin në fillim të nëntorit por si rezultat i një peticioni prej disa qindra nënshkrimesh të bashkëqytetarëve gjermanë, ne këtë rast është inkuadruar komsioni për raste të rënda i cili më ne fund ka sjellë lajmin e gëzuar./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.