United Hospital

Vogëlushi shqiptar ka emrin më të pazakonshëm në Berlin: Ozon

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Ne angazhohemi prej vitesh për mbrojtjen e ambientit dhe duam që dikur edhe Ozoni të shkojë gjurmëve tona», thotë babai i Ozonit, Xhafer Metaj”.

Ai është «aktivisti» më i ri i mbrojtjes së ambientit në Gjermani ose së paku në Berlin, ku ka lindur para dy vitesh. Është kështu pasi që prindërit e kanë pagëzuar me emrin mbase më të pazakonshëm të mundshëm, «Ozon».

«Ne angazhohemi prej vitesh për mbrojtjen e ambientit dhe duam që dikur edhe Ozoni të shkojë gjurmëve tona», thotë për Berliner Zeitung babai, Xhafer Metaj, 53 vjeçar.

Në zyrën civile u shprehën të habitur me emrin, por lejuan megjithatë që vogëlushi të pagëzohej kështu, shton Metaj, i cili bashkë me gruan, Florijen, ka plane të mëdha me Ozonin e vogël.

UBT

Sigurisht, Ozoni i vogël ende nuk është në gjendje të bëjë shumë për mbrojtjen e ambientit por ai i thotë qysh tash në mënyrë të rregullt fjalët si: «Baum», Blume», «Wasser», Himmel»; «Sterne» (pemë, lule, ujë, qiell, yje), transmeton albinfo.ch. Ai po rritet në një ambient tregjuhësor: me gjermanishten, anglishten dhe shqipen, që është gjuha e amtare e tij dhe e prindërve të tij.

Ozoni ka dëshirë të këndojë dhe tregon edhe prirje për aktrim. Ai tashmë ka luajtur si statist në serialet televizive si «Berlin – Tag &N acht» dhe «Anwälte im Einsatz», përcjell albinfo.ch.

*Shtresa e ozonit mbron gjallesat nga rreziku i rrezatimit ultraviolet që vjen nga dielli./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.