Fundamenti

Vogëlushi 4-vjeçar, kryetar i qytetit!

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Bobby Tufts është vetëm 4-vjeç dhe është zgjedhur kryetar i qytetit amerikan Dorset. Në fakt, çdo vit në Dorset të Minesota të SHBA-së tërhiqet nga “zarfi” emri i një personi që do të udhëheqë qytetin gjatë 12 muajve të ardhshëm. Këtë vit ishte zgjedhur kryetar i qytetit me 26 banorë 4-vjeçari Bobby Tufts.

Vogëlushi është lavdëruar nga bashkëqytetarët. “Ai është i mrekullueshëm. Kur flet, të shikon direkt në sy”, tha Kathy Schmitt, familja e të cilit jetonte në rajon për katër dekada.

“Ai është një ambasador i mirë për Dorset”, thanë bashkëqytetarët.

Nëna e Bobby-t, 34-vjeçarja Emma Tufts, ka bërë një fushatë dymujore, duke vizituar restorante e lokale me foton e djalit të saj.

Fundamenti

Si dhuratë Bobby ka marrë një certifikatë nga çdo biznes në qytet dhe një çelës të qytetit.

Kryetari i ri dëshiron të luajë, të këndojë dhe të bisedojë me bashkëqytetarët e tij, dhe sidomos gëzohet kur shkon në liqen me prindërit për të peshkuar.

Dorset, qytezë turistike në SHBA, ka vetëm 26 banorë dhe 14 biznese.(albinfo)