United Hospital

Vodhi në 3 shtete, prangoset superhajduti shqiptar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një shtetas shqiptar është dënuar nga autoritetet italiane me 18 muaj burg, pasi ka faktuar nëpërmjet vjedhjeve në shtete të ndryshme se është një superhajdut. Vjedhjet që 36-vjeçari ka kryer përfshijnë jo vetën shtetin italian por edhe atë gjerman e zviceran.

Dënimi në shtetin fqinj është dhënë një ditë më parë dhe mësohet se ndaj tij janë provuar të 41 rastet e grabitjeve. Herën e fundit ai ishte dënuar në Itali, ku kishte kryer disa vjedhje.

Shqiptari i cili kishte treguar edhe për disa prej vjedhjeve të bëra është njohur fajtor nga gjykatësi Mauro Ermani për 41 vjedhje, duke e dënuar edhe me 18 muaj burg. Siç bëhet e ditur, 36-vjeçari emigrant nga Shqipëria e kishte nisur rrugën e krimeve të tij që në vitin 2008, pikërisht në Mendrisiotto të Tiçions duke kryer vjedhje të ndryshme. Por rruga e tij nuk kishte qenë shumë e qetë, pasi ishte dënuar edhe në Itali dhe Gjermani, vende ku kishte kryer vjedhje të ndryshme.

Mobi Casa

Por në Kantonin e Tiçinos, ai kishte kryer disa grabitje të ndryshme të bëra në zonat e Pedrinate, Coldrerio e Novazzano, para se të s’postohej më pas në kantonin e Sciaffusa, citon “shqiptarja.com’’. E është pikërisht në këtë kanton që është vënë në pranga në vitin 2013. Sendet e vjedhura nga 36-vjeçari shqiptar mësohet se shkonin në një vlerë prej më shumë se 70 mijë frangash zvicerane.

Sendet e vjedhura ishin të llojeve të ndryshme si: bizhuteri, ora, para kesh, telefona celularë, çanta, 6 shishe shampanje, verë, një thes me lëkura, thika, abonime televizive, pulla postare etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.