UBT

VOA: Vdekja e Silvio Berlusconit mund të destabilizojë politikën italiane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish kryeministri Silvio Berlusconi, një miliarder që krijoi kompaninë më të madhe mediale të Italisë përpara se ta transformonte peizazhin politik, vdiq të hënën në moshën 86-vjeçare.

Zëvendëskryeministri Matteo Salvini e quajti atë në një deklaratë “një njeri dhe një italian i madh”.

Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto, shkroi se vdekja e Berlusconit është fundi i një epoke.

“E doja shumë. Lamtumirë Silvio”, shkroi ai.

Mobi Casa

Zoti Berluskoni, i cili shërbeu si kryeministër gjatë viteve 1994-1995, 2001-2006 dhe 2008-2011, vuante nga leukemia dhe së fundmi kishte pësuar një infeksion në mushkëri.

Partia Forza Italia e Silvio Berlusconit është pjesë e koalicionit të krahut të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni dhe ndonëse ai vetë nuk kishte një rol në qeveri, vdekja e tij ka të ngjarë të destabilizojë politikën italiane në muajt e ardhshëm.

Miqësia e tij me presidentin rus Vladimir Putin, e vuri atë në pozicion të kundërt me kryeministren Meloni, një mbështetëse e vendosur e Ukrainës.

Perandoria e tij e biznesit gjithashtu përballet me një të ardhme të pasigurt. Ai kurrë nuk tregoi publikisht se kush do të merrte përgjegjësinë e plotë të biznesit pas vdekjes së tij, edhe pse vajza e tij e madhe Marina. pritet të luajë një rol të rëndësishëm./ VOA