Fidanishtja

Vlora Imeri, gjilanasja që po e përmirëson imazhin e Kosovës në zemrën e mërgatës shqiptare – Zvicër

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi i është gëzuar suksesit të Vlora Imerit për të cilën thotë se po e bën krenare Kosovën dhe Gjilanin. Vlora më bën shumë përshtypje edhe për artin që krijon: kreative, e thellë, unike, e ndjeshme dhe universale! Shembulli i saj duhet të ndiqet dhe të jetë inspirim ka shkruar deputetja Bunjaku.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Valentina Bunjaku Rexhepi i është gëzuar suksesit të Vlora Imerit e cila po e promovon në Zvicër mërgatën shqiptare.

Mobi Casa

Postimi i plotë i deputetes Bunjaku

Krenare me Vlora Imerin
Vlora Imeri po e bën krenare Kosovën, Gjilanin dhe mua! Vlora, ka pasur gjithmonë veçantinë, përkushtimin dhe talentin e vet në artet pamore dhe kudo tjetër! Artistja Imeri së fundi po promovon shumë kode tematike nga Kosova përmes fotografive e instalacioneve, në shumë institucione relevante kulturore të Zvicrës! Si aktiviste politike për shumë vjet, drejtuese e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan dhe ish-kryesuese e Kuvendit Komunal, zemra më bëhet mal kur arrijnë vajzat e gratë e Kosovës, majet e suksesit, e lëre më si Vlora, e cila po përmirëson imazhin e Kosovës në zemrën e mërgatës shqiptare – Zvicër! Vlora më bën shumë përshtypje edhe për artin që krijon: kreative, e thellë, unike, e ndjeshme dhe universale! Shembulli i saj duhet të ndiqet dhe të jetë inspirim ka shkruar deputetja Bunjaku Rexhepi./rajonipress/