UBT

Vlora duhet të ndjekë një kurs të gjermanishtes

/ 4 minuta lexim
HW

Për të ilustruar se si po shkon zbatimi i ligjit të ri, gazeta “Berner Zeitung” ka përcjellë rastin e Vlora Fetahit, një shqiptare 28 vjeçe, e ardhur rishtas nga Kosova në Zvicër. Ajo në Kosovë ka mbaruar ekonominë por edhe si infermiere e stomatologjisë.

Gjatë tre muajve të fundit, në qytetin e Bernës bashkëbisedimin e parë në komunë e kanë zhvilluar 371 persona.

Nga fillimi janarit të këtij viti, në Kantonin e Bernës ka hyrë në fuqi ligji i ri, i ndryshuar i integrimit. Në thelb të këtij ligji është modeli treshkallësh përmes të cilit të huajt e ardhur rishtas (kryesisht përmes bashkimit familja) mbështeten dhe përcillen në mënyrë sistematike. Ligji për integrim ndërkaq, nuk vlen edhe për azilkërkuesit, të pranuarit e përkohshëm dhe për personat me status të pranuar të refugjatit.

Shkalla e parë është një bashkëbisedim mirëseardhjeje. Ai zhvillohet me paraqitjen në komunën përkatëse dhe është i detyrueshëm. Në rast se nëpunësit në një rast të tillë konstatojnë te i porsaardhuri një nevojë të theksuar për kurse te gjuhës, arsimim/punë ose nevoja të veçanta sa u perket fëmijëve të tyre të moshës së mitur, të huajt në fjalë përcillen më tutje për shkallën e dytë në njërën nga katër qendrat profesionale në Kantonin e Bernës.

Gjatë tre muajve të fundit, në qytetin e Bernës bashkëbisedimin e parë në komunë e kanë zhvilluar 371 persona. 87 prej tyre janë përcjellë për bashkëbisedimin e dytë në Qendrën Profesionale në Bernë, me ç`rast shumica prej tyre janë detyruar ta bëjnë këtë, njofton srf.ch.

Në shkallën e dytë, të huajt marrin informacion më të thelluar për kurse të gjuhës, për përpilimin e dosjeve të kërkimit të punës ose për njohje të diplomave.

Shkalla e tretë sipas ligjit të ri të integrimit nënkupton lidhjen e një marrëveshjeje për integrim që është plotësimi i detyrimit të të huajit për ndjekjen e një kursi të gjuhës ose të ndonjë detyrimi tjetër. Nëse nuk i përmbahet marrëveshjes atij, në shkallen e fundit mund edhe t`i hiqet leja e qëndrimit në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Por, duke qenë se ligji vetëm rreth tre muaj që ka filluar të zbatohet, deri tash nuk ka ndodhur kjo e fundit.

Mobi Casa

Për këtë periudhë të shkurtër të zbatimit të ligjit, autoritetet e qytetit të Bernës kanë nxjerrë një bilanc pozitiv.

“Ne po marrim njoftime pozitive nga të huajt”, thotë Ursula Heitz, udhëheqëse e Qendrës Profesionale të Integrimit. “Ata, përmes bashkëbisedimit tonë të karakterit këshillëdhënës po ndjehen të shoqëruar dhe ne po kemi mundësi që secilit person të përveçëm t`i qasemi në mënyrë individuale”.

Edhe shefi i shërbimit civil, atij për migracion dhe i policisë për të huajt, Alexander Ott ndan mendimin për bilancin pozitiv të deritashëm. Por ai pranon se ka edhe të këqija: koha e pritjes për një paraqitje në komunën e Bernës, me futjen e “bisedës së mirëseardhjes” (shkalla e parë) pothuajse është dyfishuar dhe ajo tash është mesatarisht 50 minuta. Shërbimi civil është përforcuar me një person por për të shkurtuar kohen e pritjes, Ott thotë se duhen hapur edhe dy vende tjera të punës.

Për të ilustruar se si po shkon zbatimi i ligjit të ri, gazeta “Berner Zeitung” ka përcjellë rastin e Vlora Fetahit, një shqiptare 28 vjeçe, e ardhur rishtas nga Kosova në Zvicër. Ajo në Kosovë ka mbaruar ekonominë por edhe si infermiere e stomatologjisë.

Gazeta përshkruan bisedën e mirëseardhjes që i bëhet asaj në zyrën përkatëse në Bernë, ku ajo, përmes përkthyesit, një punëtori social shqiptar, informohet për mundësitë e ndjekjes së kurseve, punësimit etj. Vlora dëshiron të dije nëse mund t` i njihet diploma e fakultetit, ndërsa punëtori social e këshillon atë që të kërkojë punë si infermiere e stomatologjisë pasi që është një profil mjaft i kërkuar, transmeton albinfo.ch.

Por, para kësaj, Vlora duhet të ndjekë një kurs të gjermanishtes. Ajo është përcaktuar për një të tillë që fillon në muajin maj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.