Uji Dea

Vlora Çitaku: Turp të qoftë Nuredin Lushtaku

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit të PDK-së, Nuredin Lushtaku, pasi ky i fundit dyshohet se u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë, nga i cili njëri mbeti i plagosur, raporton Gazeta Express.

Çitaku ka shkruar në Facebook se sulmi ndaj Policisë është i papranueshëm në çdo rrethanë.

Ish-ministrja tha se shpreson që institucionet do ta zbatojnë ligjin edhe në këtë, që ajo e quajti banditizëm.

Uji Dea

“Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë”, shkroi Çitaku.

Dy policët u dërguan për trajtim në QKUK, ndërsa Lushtaku për rastin u deklarua nga stacioni policor. I mohoi akuzat për plagosje, por foli për një përleshje, duke konfirmuar se me të ishin edhe vëllezërit dhe djemtë e tij.

Lushtaku më pas është liruar. Këtë e konfirmoi avokati i tij, Artan Qerkini.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.