FITORJA

Vlora Çitaku shpreson që Osmani e Kurti “t’i kuptojnë mesazhet” e Sekretarit Blinken

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku thotë se pa përfshirjen direkte të SHBA-së, dialogu i Kosovës me Serbinë nuk mund të ketë përfundim me sukses.

“Pa përfshirjen e drejtërdrejtë të SHBA-ve nuk është përmbyllur sukseshëm asnjë projekt gjeostrategjik në kontinentin Evropian”, shkroi ajo.

Çitaku tha se shpreson që presidentja VJosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti t’i kenë kuptuar drejt mesazhet e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Mobi Casa

“Ne në Kosovë e dimë këtë më së miri! Shpresoj që udhëheqësit e Institucioneve të Kosovës t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e Sekretarit të Shtetit Blinken. Mirëmbajtja e status quo-së në dialogun Kosovë-Serbi i shkon për shtatit Serbisë dhe forcave destruktive në rajonin tonë”, shkroi ajo.

Osmani dhe Kurti u takuan dje me Blinkenin në Departamentin e Shtetit. Në këtë takim, DASH-i njoftoi se dialogu Kosovë-Serbi ishte pjesë e rëndësishme e diskutimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.