RCCOLA

Vlora Çitaku lanë duart nga mëkatet e anëtarëve të PDK’së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vlora Çitaku ndihet keq nga keqpërdorimet që bëjnë disa anëtarë të PDK’së. Në një interevistë për Jeta Xharrën, ajo tenton të shfaqet e “painformuar” për disa anëtarë të partisë së saj që gjenden në shkelje të ligjit. Ministrja thotë se shumica e anëtarëve të PDK’së jetojnë ndershëm.

Vlora Çitaku, ministrja e Integrimeve Evropiane ka komentuar për biznesin e vëllait të kryeministrit Thaçi, veprimet e deputetit Bekim Haxhiu-Kamishi dhe kryetarit të Skenderajt Sami Lushtakut si dhe zyrtarëve të PDK-së që udhëheqin institucione të pavarura në një interevistë për Jeta në Kosovë.

Mbajtja e dy pozitave nga zyrtarët e PDK-së në pushtet, është kritikuar nga Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së dheministre e Integrimeve Evropiane. Ajo ka thënë se vetë nuk do ta bënte një gjë të tillë–të udhëhiqte një institucion të pavarur dhe të mbante post politik.

Mobi Casa

Çitaku ka pohuar se në PDK ka njerëz të cilët po prodhojnë skandale e që e humbin ndershmërinëe partisë në të cilën bën pjesë ajo.

“Ka shumë njerëz në PDK që jetojnë ndershëm dhe kjo po humb nën vorbullin e skandaleve që po i prodhojnë një grup njerëzish”, ka thënë Çitaku në emisionin Jeta në Kosovë.

Ajo u pyet për Betim Gjoshin që mban pozitën e kryeshefit të ndërmarrjes Trainkos dhe njëherësh është përfaqësues i PDK-së në Komisionin Qendror Zgjedhor, Hajdar Beqën që është kryeshef i ndërmarrjes Ibër-Lepenc dhe anëtar i PDK-së, Bekim Jupën që është menaxher i lojërave të fatit në Administratën Tatimore dheanëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së si dhe Bedri Selmanin një ish-deputet i kësaj partie dhe ish-këshilltar i kryeministrit Thaçi që kontrollon paligjshëm pronë të uzurpuar shoqërore./gjnk/