RCCOLA

Vlora Çitaku e nxjerr nga arkivi deklaratën e Kurtit: Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti kohën kur ai iu kërkonte mësimdhënësve ta vazhdonin grevën.

Çitaku e publikoi në Facebook qëndrimin e Kurtit në vitin 2019, kur ishte në opozitë.

“Arkivi i lajmeve është kundërshtari më i madh i Albin Kurtit”, ka shkruar Çitaku.

Mobi Casa

Kurti në një postim në Facebook në janar të vitit 2019 thoshte se mësuesit duhet ta vazhdojnë grevën me kusht që të vendosin theksin tek zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar.

“Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim”, kishte shkruar Kurti.