Vlora Çitaku e nervozon keq Daçiqin në KS të OKB

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku replikoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiqin, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.Kur ai i tha se Kosova nuk është shtet dhe nuk e njeh si ambasadore, Vlora Çitaku e mori fjalën.
I tha se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Daçiq në ato çaste me nervozë hodhi nga veshi dëgjueset kur po dëgjonte me përkthim ato që po thoshte ambasadorja Çitaku, raporton lajmi.net.
Por, Daçiq i vendosi prapë dëgjueset, kurse Çitaku tha se është ambasadore e Kosovës në SHBA por e vetmja gjë, siç tha ajo, është që Kosova nuk është anëtare në OKB-së ende, ngase po e pengon Serbia.
“Ne nuk kërkojmë leje nga ju për asgjë, ne në dialog nuk kemi hyr që të tjerët të na e njohin pavarësinë sepse ajo ka ndodhur, por jemi për fqinjësi të mirë. Në UNESCO s’ia kemi dal për tre vota, por të siguroj se herën e ardhshme do ja dalim”, i tha ajo.
“Ju ftojmë të pranoni realitetin dhe ta pranoni vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për vërtetësinë e pavarësisë së Kosovës, të cilën pyetje Serbia vetë e drejtoi atje”, tha ajo.
Pas replikës së saj, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbylli debatin për raportin tremujor për Kosovën.