Eko Higjiena

Vlora Çitaku e gatshme të ndihmoj Komunën e Vitisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Ministrja për Integrime Evropiane e Republikës së Kosovës Vlora Çitaku ka vizituar sot Komunën e Vitisë me këtë rast ajo ka diskutuar me të parin e kësaj komune Sokol Haliti, lidhur me çështjet e Integrimeve si dhe ri-atdhesimit. Gjithashtu është diskutuar edhe lidhur me objektin e administratës komunale që është duke u ndërtuar në këtë komunë, por që akoma nuk ka përfunduar si edhe për gjetjen e mundësisë për ndërtimin e shkollës në fshatin Pozheran, shkollë kjo e cila është në gjendje jo të mirë dhe rrezikon nxënësit e saj.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Ministren për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku me të cilën kanë bashkëbiseduar për çështjet e riatdhesimit dhe detyrimet të cilat dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

Pas këtij takimi Ministrja Çitaku dhe Kryetari Haliti janë prononcuar për media, ndërkaq ajo ka thënë se gjatë kësaj bisede është diskutuar edhe për objektin e administratës komunale në Viti që është duke u ndërtuar me fonde të Komisionit Evropian, por duke theksuar se do të bashkëbisedoj me përfaqësuesit e këtij komisioni që të gjendet një zgjidhje për përfundimin e këtij objekti.”Gjithashtu sot morra kërkesën për ta çuar përpara projektin për ndërtimin e objektit të administratës komunale që ka ngecur” tha ajo.

Ajo është zotuar se projekti i shkollës në Pozheran dhe i administratës komunale do ta kenë mbështetjen e plotë të saj, dhe atë si Ministre për Integrime Evropiane, por edhe si koordinatore nacionale e diplomacisë nacionale të Kosovës.

Fundamenti

Çitaku shtoi se sfidat janë të mëdha, por se ka një vullnet të gjithëmbarshëm të spektrit politik për siç e quajti ajo agjendën Evropiane të Kosovës.

Ndërkaq Kryetari Haliti tha se kjo komunë është e gatshme t`i përmbush të gjitha detyrimet ligjore.”Unë kam folur sot me ministren Çitaku për shumë çështje në mesin e tyre ishte objekti i administratës komunale, i cili akoma nuk ka përfunduar, si dhe gjendjen e rëndë të objektit të shkollës në Pozheran, por edhe lidhur me gjendjen e rrugëve magjistrale ku 5 komuna kanë nënshkruar një kërkesë të përbashkët pranë ministrisë përkatëse për të gjetur një zgjidhje” u shpreh Haliti.

Haliti tha se në këtë takim është folur edhe për konferencën e donatorëve e cila do të mbahet gjatë këtij muaji dhe në këtë konferencë komuna e Vitisë do të promovojë dy propozim projekte si shkolla e Pozheranit dhe uji i pijes. “Në konferencën e donatorëve do të konkurrojmë me dy propozim projekte si ajo e shkollës në Pozheran, por edhe shtimi i kapacitete të përpunimit të ujit në Letnicë dhe ndërrimi i gypit të asbest betonit i cili cilësohet si kancerogjen” u shpreh Haliti./rajonipress/