Vlora Çitaku e dashuruar!

Përveç angazhimit të saj në politikë, Vlora Çitaku kohës së fundit është angazhuar shumë edhe në dukjen e saj. Dhe duket se tashmë dihet arsyeja e vërtet e këtij kujdesi në dukje. Në një intervistë për Radio Dukagjinin, Vlora ka pohuar se është e dashuruar.
Ministrja e Integrimeve Evropiane ka theksuar se ka një simpati me të cilin takohet, por nuk ka pohuar një lidhje më të fort.
Vlora, në mes tjerash, në rrëfimin e saj për jetën private ka bërë me dije se jeton vetëm në banesën e prindërve të saj. E sipas saj, paga nga posti që ajo drejton jo vetëm që i mjafton, por edhe i tepron ndonjëherë.