“Vllaznillaku” i PDK dhe LDK në Prishtinë mund të bartet edhe në Gjilan
Gjilan – Sami Hoxha koordinator i degës së PDK-së në Gjilan tha për rajonipress se me Arben Mehmetin dhe Lutfi Hazirin nuk ka biseduar për çështje të koalicionit, por nuk e përjashton bashkëpunimin pse jo edhe ndonjë koalicion në të ardhmen. Hoxha tha se mjekëve të përfolur nuk është e vërtetë se u është bërë ftesë sepse PDK ka kuadro dhe kapacitete të brendshme për ta udhëhequr degën.
Sami Hoxha koordinator i degës së PDK-së në Gjilan i quan spekulime përfoljet se mjekëve Shpend Elezi dhe Aziz Musafa u është bërë ndonjë ftesë që të kyçen në PDK për të udhëhequr me këtë subjekt politik. “PDK-ja në Gjilan është fuqi politike dhe e organizuar dhe ka kapacitete të brendshme që mund ta udhëheqin degën pa kurrfarë problemi. Megjithatë inkuadrimi i çdo kuadri të ri është i dobishëm për degën e PDK-së” tha Hoxha, raporton rajonipress.
Ndërkaq Hoxha tha se ka pasur takime me Arben Mehmetin dhe Lutfi Hazirin me të cilët ka biseduar për problemet e Gjimnazi,t por në asnjë moment nuk është folur rreth ndonjë koalicioni.”Ato janë spekulime dhe s`ka asgjë të vërtetë. Takimet e mija ishin zyrtare dhe s`kemi folur për kurrfarë oferte” tha Hoxha.
Hoxha tha se disa herë u ka bërë thirrje qendrës në Prishtinë që t`i përmbahen rendit dhe që unë të lirohem sepse unë e kam kryer misionin për të cilin isha i caktuar.”Unë shoh perspektivë të PDK-së sepse jemi të organizuar, por bashkëpunimin se përjashtoj, po as koalicionin me LDK se përjashtojë. Unë në takime private shpesh u them atyre të LDK-së hajde ta shtrijmë vllaznillakun e Prishtinës edhe në Gjilan. Megjithatë deri tani këto mbeten vetëm përfolje dhe muhabete të kafiterive të cilat pastaj përgojohen nga individ të caktuar” tha Hoxha./rajonipress/


