Fundamenti

Vllaznia s’ka çorape për Osmanin

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Morri rrugën për në Shqipëri, me mendjen se do të largohet nga futbolli kosovar për një ligë më të fortë, por në fund u dëshpërua. Futbollisti kosovar, Përparim Osmani ka mbetur i tmerruar nga gjendja në klubin ku shkoi për të nënshkruar kontratë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, kishte shkuar në Shkodër për të nënshkruar kontratë me Vllazninë, mirëpo kishte pranuar që të luaj një ndeshje miqësore për ta parë zyrtarët e këtij klubi gjendjen e tij pas lëndimi.

Mobi Casa

Në një prononcim për Arenën lojtari ka treguar gjithë aventurën e tij në Shqipëri.

“Unë kam shkuar te Vllaznia, vetëm se ata kanë pas informata se jam i lëndim edhe kanë dashtë që të më shohin nga afër a kam kaluar lëndimin a jo. Sa i përket cilësive të mia ata kanë qenë të njoftuar për këto. Në asnjë mënyrë tjetër nuk do te kisha udhëtuar në Shkodër. Pas mbërrita më njoftuan se do të kem miqësore ditën e nesërme, dhe aty ka filluar dëshpërimi im, pasi më lan të pres një orë para hotelit deri sa erdhën për të më marrë dhe më dërguan me vonesë në stadium”, u shpreh Osmani…(Tribuna – Arena).