ARKATANA

Vllaznia nuk i qëndroj Llapit, eliminohet nga Kupa

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan- Vllaznia e Pozharanit është eliminuar nga garat e kupës së Kosovës në futboll, ngase në fushën e Stadiumit të Qytetit në Gjilan është mposhtur nga Llapi me rezultat minimal 1:0.

Në këtë ndeshje janë përballë kampioni vjeshtor i Kosovës në futboll dhe i fundit në tabelë dhe shumë lehtë ka mundur të ndodh që rezultatit të jetë ndryshe, por pozharanasit kanë huqur disa raste të volitshme, ndërkohë që kanë pranuar gol nga një gjuajtje që nuk premtonte shumë.

Në pjesën e parë të dy ekipet kanë patur raste të mira shënimi, kurse në pjesën e dytë në minutën 57 Vllaznia për pak sa nuk shënoi kur Alidema shpërtheu nga e djathta, qëlloi furishëm, por topi u përplas në tërthorëse.

Mobi Casa

Në minutën 77, Llapi ka shfrytëzuar rastet e huqura të vendasve dhe pas një gjuajtje të Kushtrim Shabanit e në këtë rast edhe portieri vendas Miftari intervenoi ngathtë, ngase topi nën duart e tij u fut në rrjetë.

Llapi pati rast që të dyfishojë rezultatin, por Daku qëlloi shtyllën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.