Fundamenti

Vllaznia e Pozheranit sjell futbollistin Omar Waleid Belal nga Australia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vllaznia e Pozheranit e cila bën gara në Ligën e Parë –B, është përforcuar me futbollistin me origjinë Egjiptiane por i lindur në Australi, Omar Waleid Belal i cili një kohë ishte pjesë në akademinë CREST-smd Liverpul.

Belal një kohë ka djersitur fanellën e skuadrës spanjolle AD Merida. 20 vjeqari Omar Waleid Belal do të jetë për 6 muaj tek skuadra e Vllaznisë ku do të jep kontributin e tij.

Belal luan në rolin e qendërmbrojtësit me gjatësinë e tij, 1,87cm, ndërsa arma kryesore e tij janë goditjet me kokë e poashtu luan edhe me dy këmbët njësoj.

Mobi Casa

Futbollisti 20 vjeçar Omar Waleid Belal është mjaft i kënaqur me mikpritjen të cilën krerët e klubit të Vllaznisë e kanë shfaqur. “Jam shumë i kënaqur me njerëzit e Kosovës, janë të gjithë të mrekullueshëm, poashtu mikpritje të ngrohtë më kanë bërë edhe në klub dhe secili në mënyrë të vet po më ndihmojnë, të gjithë janë të mrekullueshëm. Unë do të jap maksimumin për ngjyrat e klubit që të arrijmë rezultate të mira e poashtu po mësojë edhe kulturën e qytetarëve të Kosovës, në përgjithësi jam shumë i lumtur që jam në këtë mes me këta njerëz të mirë”, ka thënë Belal.

Vllaznia e Pozheranit nga 16 javët e zhvilluara ka arritur 2 fitore, 4 barazime e 6 humbje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.