Vllaznia e Pozheranit mbush “akumulatorët” për sfida të reja
Skuadra e Vllaznisë, e cila në kampionatin e kaluar bëri histori duke u inkuadruar në Superligën e Kosovës në futboll, por nuk i qëndroi mbijetesës në këto gara për shkaqe të ndryshme, tani po përgatitet për stinorin e ri në Ligën e Parë.
Në këtë stinor në Ligën e Parë, skuadra nga Pozherani ka filluar përgatitjet me futbollist të rinjë, ndërsa disa prej tyre janë në sprova tek të gjelbërtit e Pozhoronasve.
Në këtë vit, Vllaznia ndeshjet do ti zhvilloj në stadiumin e saj, ku edhe pritet që tribunat dhe zhveshtoret të rregullohen gjerë në fillim të kampionatit.
“Ky vit do të jetë për skuadrën tonë një vit i stabilizimit të skuadrës, pasiqë në Superligë na ka kushtuar rënd mos zhvillimi i ndeshjeve në stadiumin tonë, kemi një skuadër të re me plot talent ndërsa disa futbollist janë ende në sprovë tek skuadra, dhe për pak kohë pritet që me këta futbollist t`i qartësojmë gjërat.
Zhveshtoret kanë filluar të ndërtohen me 500 metra katror dhe së shpejti pritet edhe shkallët e stadiumit të fillojnë, jemi një kryesi me plot elan dhe këtë stinor të ri në Ligën e Parë do ta presim të përgatitur si asnjëherë më parë”, ka bërë të ditur drejtori sportiv i KF Vllaznia, Agon Pira.
Për trajnerin e Vllaznisë, Agron Selmani, skuadra e tij do të jetë një skuadër që do të tregon kualitete të larta.
“Kemi një grup futbollistësh me kualitete të mira në mesin e tyre me shumë talent të rinjë, përgatitjet janë duke u zhvilluar siç është më së miri, në Ligën e Parë do të startojmë të përgatitur, nuk do të kemi imperativ pozitat e larta në tabelë, por nëqoftëse na jepet mundësia atë do ta shfrytëzojmë maksimalisht, qëllimi ynë është të ndërtojmë bazën e skuadrës dhe t’ju japim rast futbollistëve e talenteve të rinjë dhe shpresoj rezultatet do arrijnë vetvetiu”, ka theksuar Agron Selamani./rajonipress/


