RCCOLA

Vllaznia e Pozheranit jep ultimatumin e fundit FFK-së

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit, e cila bënë pjesë në rangun e Ligës së Parë të futbollit të Kosovës, janë detyruar që t’ju japin ultimatum FFK-së, pas ndeshjes në Gjakovë me Vllaznimin.

Shkas i këtij ultimatumi është arbitri Valon Abazi, i cili ka akorduar dy penalti për vendasit dhe dy kartona të kuq për futbollistët e Vëllaznisë së Pozheranit.

Kryesia e Vllaznisë ka kërkuar nga FFK për herë të fundit që të merren masa, në të kundërtën skuadra e Vllaznisë do t`i braktisë garat gjerë te spastrimi i sportit Kosovar.

RCCOLA

Në komunikatën e lëshuar nga kryesia e klubit KF Vllaznia thuhet:

Ne si klub që bëjmë gara ne Ligën e parë të Kosovës jemi tejet të zhgënjyer me ndarjen e drejtësisë nga referi kryesor Valon Abazi dhe ndihmësi i tij Liridon Selmani të cilët ishin vendimtar në rezultatin e ndeshjes në mes te Vllaznimi-Vllaznia Pozheran,ku i akorduan dy penalti te paqena ku vlenë të cekët se penalltia e dyte ishte në minutat 90+ dhe dy kartona te Kuq.

Kërkojmë nga organet te cilat udhëheqin me Futbollin Kosovar qe te marrin masa ndaj ketyre të cilët ndajnë drejtësiën në futbollin Kosovar.
Është momenti i fundit qe Kryetari i FFK si dhe Kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve qe të kërkojnë përgjegjësi nga këta refer, sepse ne si klub nëse vetëm edhe një herë të vetme na ndodh një referimi tillë atëherë obligohemi të tërhiqemi nga garat deri sa të pastrohet sporti Kosovar nga ky soj i referëve…
Me respekt:
Kryesia e klubit dhe Kryetari