Mobi Casa

Vllaznia dhe Drenica ndajnë pikët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ndeshja e mbetur e javës së 20-të, në Superligën e Kosovës në futboll, e cila është dashur të zhvillohet dje është zhvilluar sot, pasiqë fusha e futbollit dje ishte e mbuluar me borë.

Për tu zhvilluar ndeshja së paku në kushte optimale, tifozët e Vllaznisë “Tigrat” dhe disa punëtor që nga orët e hershme të paradites së sotme me iniciativën e tyre aq sa kanë mundur e kanë pastruar tapetin e blertë nga bora.

Në kushte jashtëzakonisht të vështira në praninë e 300 shikuesve, “Tigrat” e Vllaznisë dhe disa dhjetëra tifoz të Drenicës “Shqiponjat e Zeza”, nuk panë ndonjë lojë të mirë pasiqë dy skuadrat gjatë tërë 90 minutave kryesisht u përqendruan në gjysmë të fushës pa raste shënimi.

Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit kishte më tepër nga loja, por në momentet vendimtare aksionet e tyre përfundonin para portës së portierit të Drenicës, Flamur Nezirit.

FIDANISHTJA

“Kuq e zinjët” e Drenicës, nuk rrezikuan asnjëherë seriozisht portën e portierit të Vllaznisë, Arlind Gashit.

Në ndeshjen e javës së 21-të, Vllaznia edhe njëherë takohet si nikoqire duke e pritur Besën e Pejës, ndërsa Drenica
do të jetë nikoqire e Gjilanit në Skenderaj.

Vllaznia edhe më tutje është e fundit në tabelë me 9 pikë, ndërsa Drenica pozicionohet ne pozitën e 8 me 30 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.