Vllastimir Dimiq jep “dorëheqje” , ka dhënë betimin në Serbi
Gjilan – Vllastimir Dimiq gjykatës në Gjykatën e Qarkut në Gjilan ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë pasi është zbuluar se ai kishte dhënë betimin në Kuvendin e Serbisë si gjykatës në një gjykatë në Serbi tha për rajonipress Aishe Qorraj zëdhënëse e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Vllastimir Dimiq ish gjykatës në Gjykatën e Qarkut në Gjilan ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë vetëm një vit e gjysmë para se ai të dali në pension. Dorëheqjen e tij për rajonipress e ka konfirmuar Aishe Qorraj Berisha zëdhënës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. “Po është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje Vllastimir Dimiq me arsyetimin se ai ka dhënë betimin në Kuvendin e Serbisë dhe se kjo është e ndaluar me normat e parapara të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës “ tha Berisha.
Ndryshe zëdhënësja Berisha tha se dorëheqjen e Dimiqit pritet ta votojë në mbledhjen e saj të radhës edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Kryetari i Gjykatës së Qarkut në Gjilan Zyhdi Haziri gjithashtu konfirmoj dorëheqjen e Dimiqit nga kjo pozitë , por për detajet tjera ai ka paralajmëruar një konferencë me mediet./rajonipress/