FITORJA

Vllasi: Vuçiqi manipulon serbët në Kosovë sikurse Millosheviqi para 30 vjetësh

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Një herë janë shtyrë zgjedhjet dhe më nuk ka kuptim që ato të shtyhen. Tani do ta shohin edhe ndërkombëtarët se kush po krijon destabilizim në pjesën veriore të Kosovës”.

Avokati Azem Vllasi ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po i manipulon serbët në Kosovës sikurse Sllobodan Millosheviqi që bënte para 30 vjetësh.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se Beogradi përmes Listës Serbe do të mundohet që të krijojë tensione për zgjedhjet e 23 prillit.

“Unë shoh se nga aspekti organizativ ligjor kushtet që duhet t’i përmbushë KQZ-ja është çdo gjë në rregull dhe ekzistojnë kushtet për t’u mbajtur këto zgjedhje. Mirëpo pala serbe, Beogradi nuk është i interesuar që të mbahen këto zgjedhje sepse Beogradi, Vuçiqi do në mënyrën e tij të manipulojë me ato katër komuna në veri dhe i do udhëheqësit vetëm ata që i preferon vetë”.

Sipas tij, Lista Serbe është instrument i drejtpërdrejtë i Beogradit e cila do të bëjë çmos që këto zgjedhje të mos jenë të rregullta dhe të mos prodhojnë atë që dëshirohet.

Uji Dea

“Një herë janë shtyrë zgjedhjet dhe më nuk ka kuptim që ato të shtyhen. Tani do ta shohin edhe ndërkombëtarët se kush po krijon destabilizim në pjesën veriore të Kosovës”.

“Vuçiqit nuk po i ngutet në dialog me Kosovën, ai kundër vullnetit të tij i ka pranuar marrëveshjet sepse ai do një përafrim me BE-në dhe ShBA-në. E ka pranuar një marrëveshje, por ai e ka zor t’i shkëputë lidhjet me Moskën dhe me opinionin që vetë në Serbi e ka krijuar në raport me Kosovën. Tash ai blen kohë dhe nuk është i gatshëm që ta përfundojë dialogun më shpejt.

“Ai po manipulon njëjtë sikur Millosheviqi para 30 vjetësh dhe instrument e ka Listën Serbe”.

“Atë skenar nuk mund ta përsërisë sepse kanë ndryshuar rrethanat. Kosova është shtet i pranuar prej 115 shteteve, ky duke tentuar që të manipulojë me serbë, mund t’i dëmtojë vetëm ata”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.