GRANDEMALL

Vllasi: Vizita e senatorit amerikan sinjal i qartë për liderët kosovar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Azem Vllasi njohës i mirë i zhvillimeve politike për rajonipress thotë se vizita e senatorit amerikan Christopher Murphy është një sinjal i qartë për liderët tanë se duhet të gjejnë një zgjidhja sa më të shpejt për të dalë nga ky gozhdim i panevojshëm. Ndonëse, Murphy erdhi me një mision të caktuar ajo nuk konsiderohet si ndërhyrje, por si një ndihmesë e madhe e tij për të lëvizur gjërat përpara mendon Vllasi.

Vizita e senatorit amerikan Christopher S. Murphy nuk po shihet i një ndërhyrje e drejtpërdrejtë për të zgjidhur ngërçin politikë në Kosovë, por si një ndihmesë për të zgjidhur dhe tejkaluar krizën aktuale. Kështu mendon Azem Vllasi njohës i mirë i zhvillimeve politike raporton rajonipress.

Vllasi tha për rajonipress se kjo vizitë është një sinjal i qartë për të gjithë liderët që e sollën në këtë gjendje Kosovën, që të bëjnë gjithçka që ta kapërcejnë këtë gozhdim tejet të panevojshëm politik. “Të dyja blloqet e sollën gjendjen deri në këtë masë saqë pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve nuk mund të dilet nga ky izolim total. Jam i sigurt se senatori Murphy u ka dhënë edhe kritika e vërejtje për faktin se nuk është shenjë e mirë që ata e sollën Kosovën në këtë gjendje” tha Vllasi.

Uji Dea

Vllasi mendon se Murphy ka ardhur me një mision të caktuar, por realisht nuk është ndërhyrje e drejtpërdrejtë, e SHBA-së, por në fakt nga ardhja e tij kanë lëvizur gjërat.”Unë mendoj se nuk ka asgjë të keqe që të ndërhyjë SHBA-ja sepse liderët tanë e kanë vështirësuar dhe komplikuar tejet shumë situatën për shkak të barrikadimeve dhe kushtëzimeve nga të dyja palët. SHBA është motor lëvizës i skenës politike kosovare dhe çdo lëvizje e tanishme do të bëhet me ndihmesën e miqve amerikan” tha Vllasi.

Vllasi thotë se misioni i senatorit amerikan është një ndihmesë dhe angazhim pozitivë dhe krejt kjo do të kishte efekt nëse liderët tanë do të mbledhin mend.

Vllasi thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë të pranueshme për asnjërën palë. “Vetëm frika i shpëton nga zgjedhjet e jashtëzakonshme sepse është lodhë populli prej tyre dhe realisht ato zgjedhje nuk do të ndryshonin diçka pozitive në tërë këtë rrëmujë e rraskapitje të skenës politiken kosovare” ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.