United Hospital

Vllasi: Tito kishte pranuar të gjitha kërkesat substanciale të Kosovës, përveç emrit Republikë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Politikani Azem Vllasi foli për angazhimin e udhëheqjes kosovare në vitet ’70 për ta bërë Kosovën Republikë brenda federatës jugosllave.

Publicisti Surroi përmendi katër figura kyçe shqiptare kishin ngritur çështjen e Republikës drejtpërdrejt me Josip Broz Titon: Fadil Hoxha, Veli Deva, Mahmut Bakalli dhe vetë Vllasin, si përfaqësues i Rinisë së Kosovës.

“Unë në vitin 1973, si jurist i ri dhe kryetar i Rinisë së Kosovës, u përfshiva në debatet për reformat kushtetuese që po zhvilloheshin në nivel federal. Debati kryesor ishte: sa pushtet të mbetet në federatë dhe sa t’i kalojë njësive përbërëse. Të gjitha njësitë po kërkonin më shumë kompetenca, edhe Vojvodina, që donte pavarësi nga Serbia”, rrëfeu Vllasi.

ARKATANA

Ai zbuloi se edhe pse ideja e një Republike të Kosovës nuk ishte pranuar formalisht për shkak të ndjeshmërisë me Serbinë, Tita kishte pranuar të gjitha kërkesat substanciale të Kosovës.

“Tita tha: merrni të gjitha kompetencat, qeverisni vetë, pa u përzi Serbia. Me Serbinë do ketë vetëm marrëveshje konsensuale, jo imponim. Por mos e prekni emrin ‘Republikë’, se prishen marrëdhëniet me Serbinë”, tregoi Vllasi.

Ai ndau edhe një episod personal nga vizita në Brione në vitin 1975, ku në një atmosferë të qetë me Titon dhe udhëheqësit e tjerë, kishte refuzuar një cigare por pranuar një gotë uiski Chivas Regal, duke e kujtuar si një moment simbolik të asaj kohe. /Koha

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.