Uji Dea

Vllasi thotë se zbatimi i vendimit të Gjykatëse Kushtetuese për manastirin e Deçanit është në interes shtetëror

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën e kaluar ka njoftuar se qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

Kjo ka nxitur reagime të mëdha në opinionin publik në Kosovë.

Por, si e ka parë këtë vendim, njohësi i çështjeve politike, Azim Vllasi.

Ky i fundit në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është në interes shtetëror të Kosovës.

United Hospital

“Kjo ka mbet si kusht i fundit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ndërsa K i E është si paradhomë për anëtarësim në NATO e pastaj edhe në BE. Xhamiat, kishat e manastiret janë prona të bashkësive fetare e në shfrytëzim të besimtarëve. Por, toka ku ato janë është e shtetit”, ka thënë Vllasi.

Më tutje, ai thotë se habitet se si kjo temë po shfrytëzohet për kaq shumë konfrontime politike në relacion pozitë-opozitë derisa të gjithë mendojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të anashkalohet si kusht për rrugëtim drejt integrimeve evropiane.

“Manastiri i Deçanit është pjesë e trashëgimisë kulturore, fetare e historike e Kosovës. Ata 24 hektarë nuk barten në Serbi. Ato 24 hektarë nuk do t’i punojnë popat. Me marrëveshje edhe në vazhdim firma “Apiko” do të prodhoj mjaltë aty”, ka shtuar avokati i njohur.

Ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë e kanë përgëzuar qeverinë e Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Deçanit./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.