Fundamenti

Vllasi thotë se propozimi franko-gjerman është në favor të Kosovës dhe duhet të pranohet

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Pas marrëveshjes për targat, analisti politik, Azem Vllasi thotë se pala kosovare tani duhet të përqendrohet në dialog për çështjet esenciale që çojnë në marrëveshje finale për normalizim të raporteve me Serbinë.

Vllasi në një prononcim për Indeksonline ka thënë se plani franko-gjerman, që në fakt është evropian dhe me mbështetje të plotë amerikane, është bazë e mirë dhe në favor tonin, dhe si i tillë duhet të pranohet.

“Në fakt ky plan ofron marrëveshje mes dy shteteve. Kosova dhe Serbia trajtohen si dy shtete sovrane dhe kjo është me rëndësi. Ashtu edhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet çështje dhe obligim i brendshëm i Kosovës në bashkëpunim me këto komuna e që del edhe nga Plani i Ahtisarit përbrenda cilit është edhe Kushtetuta e Kosovës. Kjo nuk është punë e Serbisë sidomos për faktin se ajo po synon që këtu ta instaloi në “RS” sikur në Bosnje dhe Serbët e Kosovës t’i nxjerr nga rendi kushtetues të Kosovë”, ka thënë Vllasi.

Uji Dea

Më tutje, ai ka thënë se Kosova me Serbinë duhet të dialogoj dhe të këtë marrëveshje vetëm si shteti me shtet dhe asnjë herë për çështje të brendshme të Kosovës.

Sa i përket çështjes së targave, avokati i njohur ka thënë se mirë që është pranuar kërkesa amerikane e shprehur përmes ambasadorit Hovenier për një shtyrje të afatit lidhur me targat e regjistrimit në veri.

“Ndonëse kjo shtyrje duhej të ishte vendim i Qeverisë së Kosovës, pasi që është çështje e brendshme e Kosovë dhe ka të bëjë me qytetarë të Kosovës në veri. Por, kjo ishte vetëm një nga provokimet e radhës e Vuçiqit për ngritje të tensioneve në veri për të treguar se Serbët atje e pranojnë vetëm pushtetin e Serbisë dhe Vuçiqin si pushtet mbi ta. Do të ketë akoma provokime të tilla”, ka përfunduar Vllasi./Indeksonline/