Hidromorava

Vllasi: Tërheqja e fletarrestimit, turp për institucionet

/ 2 minuta lexim

Analisti politik, Azem Vllasi ka theksuar se deklarimet e institucioneve të Kosovës, se do të ndalohet hyrja e zyrtarëve serb brenda territorit të Republikës së Kosovës është kthyer në diçka qesharake.

Sipas tij, ndryshimi i qëndrimeve “njëherë nuk do të lejohet hyrja e zyrtarëve serb, e pastaj lejohet”, është treguesi më i mirë për jo seriozitetin e shtetit të Kosovës.

“Tërheqje prej qëndrimeve të cilat janë thënë publikisht nuk duhet të ndodhë. Prishtina zyrtare duhet të jetë konsistente në qëndrimet e saj, jo tash kështu, nesër del me tjetër vendim. Këto janë ngjarje prej të cilave duhet t’iu vjen turp institucioneve të Kosovës. Është e pakuptueshme se si Prokuroria e Shtetit ka tërhequr fletë-arrestin ndaj Vulinit”, ka thënë ai për Telegrafin.

UBT

Ndërsa, për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, mund të hyjë në Kosovë, por pa uniformën e tij paramilitare, Vllasi, tha se “zyrtarët serb as që do ta pyesin Qeverinë e Kosovës, për të hyrë ose jo në Kosovë”.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në deklaratën e tij, ka lënë të kuptohet se Vulin nuk do të arrestohet kur të vijë në Kosovë, të premten. Problem për kryeministrin si duket është mënyra se si vishet zyrtari i Qeverisë serbe për Kosovën. /Telegrafi/