Fundamenti

Vllasi: Të injorohet Lista Srpska

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Azem Vllasi njohës i mirë i zhvillimeve politike thotë për rajonipress se Qeveria e Kosovës duhet ta injoroj Listën Srpska dhe mos ta përkëdhelë tutje.

Azem Vllasi avokat me ndikim në Kosovë dhe njohës i mirë i zhvillimeve politike në vend e sheh të panevojshme që tash e tutje Qeveria e Kosovës ta përkëdhelë Listën Srpska. “Unë mendoj se asnjë arsye nuk ekziston që Lista Srpska të përkëdhelet tutje. Ne po u japim shumë rëndësi asaj dhe kjo pastaj po e keqpërdor në maksimum këtë gatishmëri të Qeverisë së Kosovës” thotë Vllasi.

Vllasi thotë se Lista Srpska nuk mund të mbajë peng asnjë zhvillim në Kosovë. Lista Srpska e ka kuptuar shumë keq rolin e vet sepse është shndërruar në një instrument politik të Serbisë për ta mbrojtur politikën dhe pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës. Kjo Lista.. realisht nuk po punon për tu shërbyer interesave të Kosovës, por po u shërben agjendave të Beogradit, duke dëshmuar se këta po punojnë për interesa të tyre personale, dhe shtetërore të Serbisë” ka saktësuar Vllasi, raporton rajonipress.

FIDANISHTJA

Vllasi ka edhe një selam për Gradimir Mikiqin e Ranillugut. Vllasi thotë se pushtetet lokale në komunat me shumicë serbe duhet të merren me probleme të komunitetit të vet dhe jo me budallakina siç po merret ai aj.

“Ideja e Mikiqit drejtpërdrejtë po e fut komunitetin serb në armiqësi me shqiptarët sepse historia tregon se Millosheviqi e ka domethënien sikurse Hitleri për jahudit. Millosheviqi për 10 vite ka kryer krime e vrasje më shumë se qindra vite tjera të historisë shqiptare. Mikiqi me gjestet e tij po ua prish rehatinë serbëve të Ranillugut duke u shkaktuar telashe të panevojshme me shqiptarët. Asnjë serb asnjëherë nuk ka ikur nga Kosova shkaku i shqiptarëve, por pikërisht ishte politika e Millosheviqit ajo që i ka dëmtuar ata dhe tani ata edhe janë përgjysmuar në numër pikërisht nga viktima dhe demagogjia e politikës së Millosheviqit” tha Vllasi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.