Eko Higjiena

Vllasi: Sot u hap rruga për zgjedhje të reja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se në seancën e radhës do të shihet ‘repriza’ që kemi parë sot. Sipas tij, koalicioni PAN ishte totalisht i papërgjegjshëm dhe kjo si pasojë e mungesës së numrave.

Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk shkoi ashtu siç pritej. Ndërkohë që deputetet e legjislaturës së re pritet të mblidhen përsëri nesër në orën 10:00.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se në seancën e radhës do të shihet ‘repriza’ që kemi parë sot.

Sipas tij, koalicioni PAN ishte totalisht i papërgjegjshëm dhe kjo si pasojë e mungesës së numrave.

“Edhe nesër pritet reprizë e turpit që ishte totalisht demonstrim e papërgjegjësisë nga ana e koalicionit PAN, e cila sipas kushtetuesës kishte të drejtë të propozojë kryetarin për Parlament. Si duket kanë problem me numrat por nëse deri më tash nuk e kanë zgjedhur atë problem dhe deshën ta zgjedhën sot për dy orë , dukej shumë hajgare. Dhe anë nesër nuk pres që seanca të shkojë në mënyrë të mire”, ka thënë Vllasi në një bisedë për Indeksonline.

Fundamenti

Vllasi konsideron se qysh nga sot është hapur rrugë për zgjedhjet e reja.

“Mendoj se qysh nga sot ja kanë nisë me hapë rrugë për me shku në zgjedhje. Sot u pa që ata nuk janë të përgtitur me pas kryetarin e parlamentit. Kërkush nuk ua mori të drejtën me propozu por ata nuk patën propozim. Si të kuptohet kjo se përvecseqë janë në krizë për kandidat por edhe me numra”, ka shtuar Vllasi.

Ndryshe, kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht se vazhdimi i seancës konstituive, zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, do të bëhet nesër në orën 10:00.

Rendi i ditës ka vetëm një pikë, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, meqë dy pikat e tjera të kësaj seance ajo për verifikimin e mandateve dhe betimi i deputetëve janë kryer paradite.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.