UBT

Vllasi: Serbia nuk mund të pengojë krijimin e Asociacionit në Luginë të Preshevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ideja e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare, po vlerësohet si ide e drejtë.Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Azem Vllasi, ka thënë për ORAinfo se krijimi i një Asociacioni të tillë me shumicë shqiptare është i realizueshëm.

“Ideja është e mirë dhe lehtë e realizueshme, pasi Komuna e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvexha kanë shumëçka të përbashkët, jo vetëm etnikisht, por edhe në aspektet e tjera. Një Asociacioni i tillë do ishte shumë i dobishëm për ta”, ka thënë Vllasi, duke shtuar se Serbia e ka të pamundur të ndalojë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare.

Eco Higjiena

“Serbisë ndoshta nuk i vjen mirë, por nuk ka mundësi që të pengojnë një gjë të tillë, sepse janë do konventa evropiane për të drejtat e organizmit regjional që e lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Vllasi. “Nëse ky Asociacion është i mirë për serbët, pse mos të jetë model edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës”.

Duke komentuar deklaratat e drejtorit të zyrës serbe për Kosovës, Marko Gjuriq, i cili ditë me parë e ka quajtur të pamundur dhe qesharake idenë e shqiptarëve të Luginës se Preshevës, Vllasi ka theksuar se Gjuriq vazhdon të jetë i ngarkuar me ide raciste, duke menduar se vetëm serbët kanë të drejtë në çdo gjë ndërsa të tjerët jo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.