UBT

Vllasi: Serbia është i vetmi vend në botë, që nuk e di se ku i ka kufijtë

/ 2 minuta lexim

“Serbia është i vetmi vend në Evropë dhe ndoshta në botë që nuk i di se ku janë kufijtë e saj, sepse pretendon se i përkasin edhe territoret e dikujt tjetër”, Kështu ka thënë për portalin Radiosarajevoavokati kosovar Azem Vllasi.

Ai thotë se reagimet e Serbisë për votimin në Këshillin e Evropës për pranimin e Kosovës janë të papërshtatshme dhe tregojnë se “në çfarë pozicionesh antievropiane ka mbetur Serbia”.

“Në Beograd janë të zemëruar me BiH që nuk votoi kundër, sepse mendojnë se duhet të ndjekë politikën e Serbisë, pra të Republikës Srpska. Ata janë të zemëruar edhe me Malin e Zi që votoi për anëtarësimin e Kosovës në KE. Po manipulojnë serbët në veri të Kosovës, duke i mashtruar se Serbia do të kujdeset për ta nëse nuk e njohin shtetin e Kosovës në territorin e atyre katër komunave dhe duan ta besojnë atë politikë mashtruese në dëm të tyre. “, thotë Vllasi.

Eco Higjiena

Ai thekson se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, e dinë shumë mirë që Kosova përfundimisht dhe përgjithmonë është e pavarur nga Serbia.

Sipas tij, Kosova nuk ishte asnjëherë pjesë e Serbisë si shtet i pavarur, por pas largimit të Perandorisë Osmane nga këto zona në vitin 1912, Serbia pushtoi me forcë territorin e sotëm të Kosovës dhe Maqedonisë, e pushtoi atë dhe kreu krime të tmerrshme kundër shqiptarët.

“Serbia nuk e pranon pavarësinë, sepse ende ëndërron që Kosova të jetë “krahina e saj jugore””, tha Vllasi.