United Hospital

Vllasi: Serbët i lazdroi Beogradi, tash t’i rehatojë!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Ish-funksionari i lartë gjatë administratës jugosllave, Azem Vllasi ka thënë se ndarja ndërmjet serbëve në brendësi të Kosovës dhe atyre në veri ekziston që 14 vjet dhe ajo sigurisht se do të reflektojë negativisht në implementimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel. Sipas tij, këto fërkime janë drejtpërdrejt të ndikuara nga politika që e ka ndjekur deri tash Qeveria e Serbisë.

“Beogradi u ka dhënë mesazhin serbëve që jetojnë nga Ibri e poshtë duke u thënë bëjani çarenë vetes, dilni në zgjedhje, integrohuni disi në institucionet e Kosovës. Ndërsa, serbët në pjesën veriore i ka mbajtur në strajcë të veten. Këta janë mësuar në këtë gjendje, ndërsa e kanë shumë të vështirë që të pranojnë të integrohen brenda Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Vllasi për Telegrafin.

Sipas tij, ashtu siç e ka krijuar Serbia këtë problem, ajo duhet ta ketë rolin kryesor për tejkalimin e këtyre dallimeve.

Vllasi ka thënë se nëse Brukseli angazhohet seriozisht dhe e detyron Serbinë që ta implementojë marrëveshjen në mënyrë konsekuente, e jo ‘diçka po e diçka jo’, atëherë këto ndasi me kohë do të zbuten dhe serbët e veriut, ndonëse me pakënaqësi të mëdha, ngadalë do të riintegrohen për aq sa marrëveshja ju mundëson apo i detyron.

Fundamenti

Kur flitet për Planin Zhvillimor për veriun, Vllasi ka thënë se është zor që të joshen serbët e veriut me premtime për zhvillim, por duhet që ai aspekt që potencohet se atje nevojitet edhe zhvillim dhe rritjen e mirëqenies sociale.

“Secili është i brengosur për perspektivën e vet, sepse atje kanë marrë rroga që 14 vjet prej Serbisë. Tash a do të zëvendësohet këto me forma të ndihmave nga Serbia të cilat duhet të kalojnë në kanale legale të institucioneve të Kosovës. Por zhvillimi nuk është e vetmja karotë për joshjen e tyre”, ka thënë Vllasi.

Sipas Vllasit, ndarja politike në kuadër të institucioneve të Kosovës është e dukshme, pasi që serbët e pjesës së brendshme të Kosovës që janë integruar në sistemin e Kosovës e ndiejnë veten paksa të mashtruar. “Ata i kanë disa halle ndërmjet vete. Disa e ndiejnë se kanë mbetur më pak të joshur. Ndasitë janë më shumë personale sesa për çështje parimore”, ka thënë Vllasi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.