UBT

Vllasi: Ramushi e din që demarkacioni është kusht për viza

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Analistët në vend po e shohin çështje problematike demarkacionin me Malin e Zi, të cilët po konstatojnë se kjo mund të jetë “fatale” për Qeverinë Haradinaj.

Avokati Azem Vllasi tha për lajmi.net, se kryeministri Haradinaj e din që demarkacioni është kusht për viza, por thotë se ai ka një vizion mbi këtë çështje.

“Edhe Ramush Haradinaj si kryeministër e din se liberalizimi i vizave nuk realizohet shpejt pa këto dy kushte, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ashtu si është nënshkruar. Dhe, tjetra është ofrimi i provave bindjes që është duke u luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar që në Kosovë është duke e dëmtuar esencialish shtetin”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Vllasi thotë, së Haradinaj ka një vizion për çështjen e demarkacionin dhe se nuk do të ketë formë tjetër të demarkacionit veç se siç deklarohet ai se kufiri është në Çakorr.

“Ramushi kur thotë se shpjet do të liberalizohet regjimi i vizave, sigurisht ka një vizion se çështja e demarkacionit do të hiqet nga rendi i ditës, edhe atë në mënyrë që komisioni dhe njeriu që e ka emëruar për këtë çështje Ramushit s’ka si t’i bien në raport tjetër në tavolinë, përveç atë se çka e pohon ai edhe si opozitë edhe tash si kryeministër, që kufiri është më larg se ku është nënshkruar në marrëveshje”, është shprehur mes tjerash ai.

Më pas, Vllasi ka thënë, se Haradinaj ka për synim të vërtetohet që ka pas dhe ka të drejtë mbi kufirin me Malin e Zi, por këtë ja lanë peng LDK-ja dhe PDK-ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.