Vllasi: Protesta e ardhshme e opozitës edhe më e zbehtë
Analisti politik dhe avokati, Azem Vllasi, ka thënë se nëse opozita vendos që të organizojë sërish protesta, atëherë ajo do të dështojë pasi numri i protestuesve do të jetë edhe me i vogël sesa në protestën e kaluar.
Vllasi thotë se qytetarët e kanë kuptuar se drejtuesit e opozitës, përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje, po synojnë ta ç’kapin shtetin për ta kapur vet.
“Fuqia e opozitës është parë në protestën e fundit dhe nëse ata prapë synojnë të organizojë protesta, atëherë numri i protestuesve do të jetë shumë i vogël, sepse qytetarët e kanë kuptuar se AAK dhe Nisma përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje po synojnë ta ç’kapin shtetin për ta kapur vet”, ka thënë Vllasi për ORAinfo.
Sipas tij, vendin mund ta rrezikojë vetëm një shpërthim spontan i popullit, e jo përmes protestave të thirrura nga opozita.
Sidoqoftë Vllasi ka thënë se gjendja sociale në vend është e rënd dhe popullit i është sosur durimi.
Nga ana tjetër partitë opozitare sot gjatë ditës kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta, por nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të mbahen ato.


