UBT

Vllasi: Presidenti jashtë PD-së e PS-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan-Shqipërisë i duhet një president me kredibilitet kombëtarë,moral e njerëzor dhe i paanshëm politikisht dhe në veçanti mos t`i takojë bllokut të PD-së apo PS-së thotë Azem Vllasi.

Analisti politik dhe avokati i njohur kosovar Azem Vllasi nuk ka ngurruar që të jap komentet e tij rreth kandidatit të mundshëm për president të Shqipërisë. Vllasi ekskluzivisht për Rajonipress tha se politika përçarëse nuk i duhet Shqipërisë.

”Shqipëria nuk guxon të vetënumërojë e as t`i kthehet akteve të dhunës. Zgjedhja e peridentit duhet të bëhet me koncenzus dhe i pranueshëm nga të gjitha grupimet politike”.

FIDANISHTJA

Vllasi nuk ka dashur të flas me emra konkret ,por tha se Shqipëria ka nevojë për një president dhe për një njëri e politikan që mbi të gjitha ka kredibilitet politik e kombëtarë, por që nuk i takon formacionit të PD-së apo PS-së.” Kandidati jashtë këtyre grupimeve politike, duhet të ndodh për faktin se ekziston një përçarje e keqe dhe në kushtet e sotme në Shqipëri, kandidati që do vinte nga këto dy subjekte politike vështirë se do të mund të ishte i paanshëm politikisht”,tha ai.

Vllasi gjithashtu tha se njerëzit apo politikanët që kanë pasur karrierë politike në Shqipëri në kohërat e turbullirave, nuk është mirë të kthehen në skenën politike, aq më parë të kandidojnë për president. “Kthimi i këtyre kuadrove në skenën politike është shenjë e keqe për Shqipërinë” tha Vllasi.

Vllasi ndërkaq ka komentuar edhe emrin e Ismail Kadaresë. “Kadareja mund të jetë faktor unifikues dhe jo dorë e zgajtur e ndonjë partie politike dhe asgjë nuk ka të keqe që ai të mbështetet për president. Shqipëria ka kuadro,ka njerëz dhe ka diplomatë të shquar që mund ta ushtrojnë detyrën e presidentit pa qenë i ndikuar nga politika e ditës apo klanet e caktuara” tha Vllasi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.