Fundamenti

Vllasi porosit Presidenten: Tërhiqu nga fjalimi në Kuvend, të mos bëhemi horë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka vendosur që më 17 dhjetor t’i drejtohet të zgjedhurve të popullit në Kuvendin e Kosovës përmes foltores së Kuvendit, ku do të mbajë fjalimin vjetor.Por opozita kosovarë gjatë këtyre ditëve është shprehur e vendosur se nuk do ta lejojë Jahjagën që t’u drejtohet të zgjedhurve të popullit.

E, këtë çështje e shohin me skepticizëm analistët në vend.

Në një prononcim për ORAinfo, Azem Vllasi, njohës i çështjeve politike në vend, ka deklaruar se opozita po thotë haptas që Jahjagës të mos lejohet të mbajë fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Vllasit, presidentja e Kosovës duhet të reflektojë karshi këtyre deklaratave.

ARKATANA

Vllasi propozoi që presidentja ta shtyjë fjalimin e saj, ose t’u drejtohet deputetëve dhe opinionit publik përmes një letre të hapur.

“Opozita publikisht është deklaruar se nuk do ta lejojë fjalimin vjetor të Presidentes para Kuvendit të Kosovës. Në këso situatash unë mendoj që presidentja do të ishte mirë të mos i adresohej Kuvendit”, ka thënë ai.

Vllasi shtoi se Jahjaga duhet ta ndjek shembullin liderëve më të mëdhenj botëror dhe t’i drejtohet popullit nëpërmjet një letre publike.

“Nuk është mirë që Jahjaga t’i drejtohet Kuvendit, ose ta lërë për ndonjë ditë tjetër ose t’i krijohen shanset që përmes një mesazhi nëpërmjet kanaleve televizive t’u drejtohet deputetëve dhe qytetarëve. Më mirë do të ishte kështu sesa të bëhemi horë në Kuvend”, ka thënë ai./ORAinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.