Mobi Casa

Vllasi për takimin Kurti-Vuçiq: Me 2 maj, nuk pres kurrfarë rezultati

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Vllasi për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, në KS të OKB-së, tha se ajo ka mbetur në pozicionin e vjetër që nga koha e Millosheviqit, ndonëse koha e rrethanat kanë ndryshuar radikalisht.

Ai, më pas, rikujtoi strategjinë e të kaluarës të Serbisë, në kohën e Qosiqit, i cili krijoi memorandumin e dytë, atë që nuk e realizoi Serbia në luftë, ta bëjë në paqe, në forma diplomatike e politike, sikundër që ndodhi sot.

Për faktorët ndërkombëtarë, Brukseli e Vashingtoni, Vllasi tha se ata donë ta marrin me të mirë në arritjen e marrëveshjes finale, por se Vuçiqi e Daçiqi vazhdojnë me politikën e vet, teksa, shtoi ai, betohen se kurrë nuk do ta njohin Kosovën si shtet, bëhet e qartë se ai shtet nuk synon anëtarësimin në BE, sepse, sipas Vllasit, anëtarësimi në BE pranohet ai shtet që nuk ka asnjë problem me ndonjë shtet tjetër.

“Vuçiqi nuk e ka mendjen që të arrihet marrëveshja finale që ka njohjen e Kosovës, ndaj Kosova duhet ta vazhdojë dialogun, por duhet të mbajë qëndrimet e veta që ta ketë përkrahjen e aleatëve tanë”, deklaroi Vllasi në “Lajmet e Fundit”, në RTK.

Për anëtarësimin e Kosovës në KiE, në Serbi, vuri në pah Vllasi, pati në sjellje histerike ndaj atyre shteteve që përkrahën Kosovën, edhe pse ajo qe marrë vesh se nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. “Pra ajo i kërcënohet BeH, Malti të Zi, etj, pra ndaj atyre vendeve të dobëta, pra tregon arrogancën e vet ndaj atyre vendeve që ka pretendime ndaj këtyre vendeve, e edhe ndaj Kosovës, përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe, posaçërisht veriun që ta shkëpusë nga rendi kushtetues të Kosovës, në mënyrë që t’i konsiderojë ato si komuna të vetat”, shtoi ai.

Uji Dea

“Detyrë primare e jona është që përbrenda shtetin ta rregullojmë mirë, që të mos lihet përshtypja se shtetësia jonë po u varka nga rezultati i dialogut me Serbinë, sepse rezultati për rregullimin e marrëdhënieve nuk do të jetë i shpejtë”, deklaroi, mes tjerash, Vllasi, teksa shtoi se Vuçiqi po bën hajgare me Brukselin, por edhe me Vashingtonin.

Kurse i pyetur për takimin e 2 majit në mes të liderëve të Kosovës e të Serbisë, në Bruksel, ku do të trajtohet Asiociacioni, Vllasi theksoi se për faktin që Vuçiqit i intereson vetëm ai Asociacion flet mjaftueshëm për qëllimin e tij se çfarë do të bëjë me atë në Kosovë, teksa shtoi se dorëheqjet nga institucionet e katër komunave në veri të vendit nuk ka qenë e rastit, por me qëllimin që ta formojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

“Me 2 maj nuk pres kurrfarë rezultati, por, shtoi ai, se pala kosovare duhet të insistojë që Asociacioni të formohet, por jo ashtu siç e kërkon Vuçiqi, por në kuadër të Kushtetutës së Kosovës. Asgjë nuk do të thotë nëse Asociacioni do të formohet sivjet apo pas pesë vjetësh, kryesore të formohet përbrenda ligjeve të Kusahttutës së Kosovës”, deklaroi Vllasi.

Ai potencoi se po qe se Serbia anëtarësohet para Kosovës në BE, ajo do të jetë si një “Kal i Trojës” ne BE, për interesa të Rusisë.

Vllasi, më tutje shtoi se as Kosova, as Mali i ZI e as Bosnja e Hercegovina nuk do të mund ta ruajnë stabilitetin karshi fushatave permanente destruktive të Serbisë ndaj tyre.