Vllasi për draft-statutin: Kur e qet mallin e shtëpisë në treg gjithkush vjen e ta cakton çmimin

/ 2 minuta lexim

Vllasi ka thënë për lajmi.net se ky draft-statut është një grackë, në të cilën tash e 10 vjet kanë rënë udhëheqësit e Kosovës.

Juristi dhe njëherësh ish-udhëheqësi komunist i Kosovës në ish-Jugosllavi, Azem Vllasi, ka komentuar një dokument të publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i cili po pretendon se është draft-statuti për Asociacionin, për të cilin ka rënë dakord në Bruksel kryeministri Albin Kurti.

Vllasi ka thënë për lajmi.net se ky draft-statut është një grackë, në të cilën tash e 10 vjet kanë rënë udhëheqësit e Kosovës.

Ai tutje ka shtuar se kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Kosova për këtë punë nuk duhet ta pyes Serbinë.

Hidromorava

“Por kur e çet mallin e shtëpisë në treg gjithkush vjen me ta caktue çmimin”, ka thënë Vllasi.

Ai ka ironizuar duke thënë se nëse nuk ka dakordim për draftin e BE-së, mund të pritet ndonjë draft nga “Australia, Japonia apo Zelanda e Re”.

“Ky Draft-statut është grackë në të cilën udhëhjeksat tanë kanë ra qe 10 vjet e nuk po dinë me dalë. Këtë far Asociacioni është dashtë moti me bërë në bashkëpunim me Serbët por edhe të tjerët që jetojnë në to. Kjo nuk është punë e negociatave me shtet tjetër, sidomos jo me Serbinë e cila nuk e njeh Kosovën si shtet. Por kur e çet mallin e shtëpisë në treg gjithkush vjen me ta caktue çmimin dhe mendon se ka të drejtë. Pasi që Qeveria e Kosovës, dhe jo vetëm kjo aktuale nuk ka propozim të vetin dhe nëse nuk ka dakordim për këtë që tani ka propozuar BE, mund të pritet ndonjë i ri nga Australia, Japonia apo Zelanda e Re. Mjer Kosova me qeveri që nuk i kryejnë punët e shtetit të vet por duhet me pyet Serbinë”, ka deklaruar Vllasi.