FIDANISHTJA

Vllasi: Opozita nuk ka asnjë shans ta rrëzojë Qeverinë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Analisti politik Azem Vllasi nuk sheh kurrëfarë shanse që opozita në Kosovë ta rrëzojë qeverinë.Vllasi ka thënë se opozita nuk do të arrijë të mbledh shumë qytetarë për të protestuar kundër ‘Zajednicës’.

“Opozita në kohën qysh është tani mund të vazhdojë të ekzistojë si opozitë edhe ta sulmojë pozitën për disa vendime, për të cilat i kemi vërejtje të gjithë qytetarët. Por, opozita nuk është në gjendje, kështu siç është, me rrit numrin e protestuesve më shumë se herave të tjera. Kjo opozitë nuk mund ta rrezikojë koalicionin e tanishëm për gjendjen që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme. Opozita do të vazhdojë të bëjë zhurmë, por nuk ka shansa reale me rreziku kualicionin”, ka thënë Vllasi për ORAinfo.

Sipas tij, ka arsye të shumta për të protestuar, por opozita nuk po shihet si alternativë për një gjë të tillë.

Fundamenti

“Qytetarët kanë arsye për paknaqësi për shumë probleme, të cilat e rëndojnë shoqërinë tonë. Por, ata janë të lodhur nga thirrjet e opozitës, që për çdo problem të thirrin protesta. Ata më nuk kanë vullnet që të dalin masovikisht në protesta, as për themelimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe, e as për demarkacionin me kufirin me Malin e Zi. Nuk besoj që këto janë tema të cilat qytetarët i konsiderojnë si jetike për protesta”, ka thënë Vllasi.

Ai mendon se pamundësia, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe korrupsioni janë temat që rëndojnë jetën e qytetarëve.

Ndryshe, sot tri partitë opozitare janë bashkuar që të organizojnë protestë siç kanë thënë masive kundër marrëveshjes për themelimin e Aocacionit të Komunave Serbe. /ORAinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.