Eko Higjiena

Vllasi nuk përjashton mundësinë e eskalimit të situatës më 28 nëntor

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën kanë paralajmëruar mbajtjen e një mitingu madhështor në kundërshtim të marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Protesta është thirr pikërisht në ditën kur shqiptarët festojnë ditën e flamurit kombëtar me 28 nëntor.

Mirëpo thirrja e kësaj protestë në ditën e festës së flamurit po vlerësohet e gabuar nga njohës të çështjeve politike.

Analisti politik, Azem Vllasi vlerëson se opozita nuk do të arrijë të mbledh shumë qytetarë për të protestuar kundër marrëveshjeve të fundit.

Madje sipas tij opozita gaboi kur vendosi që me datë 28 nëntor të mbajë manifestim për t’i kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë e eskalimit të situatës pikërisht në ditën e festës së 28 nëntorit.

“Në protesta të tilla shumë lehtë mund të ketë tensionime për arsye politike. E gjithë kjo situatë e krijuar në mes të pozitë dhe opozitës mund ta prish atmosferën e festës”, ka thënë Vllasi për ORAinfo.

Eco Higjiena

Vllasi nuk e përjashtuar mundësinë që ky 28 nëntor në Kosovë të jetë i përgjakur.

“Rrugën dhe zhvillimet në rrugë askush nuk garanton se mund ti kontrollojë. Duke e pas parasysh raportet në mes të pozitës dhe opozitës, nuk ka asnjë garancion që manifestimi mund të jetë i qetë. Nëse ndodh diçka dhe na përgjakin edhe festën e 28 nëntorit, se vetëm edhe kjo na ka mbet, ma nuk di se çka mund të bëjnë më shumë”, ka thënë Vllasi.

Ai vlerëson se për çdo eskalim të situatës në ditën e shtunë, opozita do të jetë ajo që do ta ketë përgjegjësinë e plotë.

“Organizatorët e protestës do ta marrin gjithë përgjegjësinë e plotë për të papriturat që mund të ndodhin në këtë protestë”, ka theksuar Vllasi.

Nga ana tjetër, Vllasi ka qenë kritik edhe ndaj Qeverisë së Kosovës si dhe organet e sigurisë të cilat sipas tij, po krijojnë panik tek qytetarët se në këtë ditë mund të ketë indikator për ndonjë sulm terrorist në Kosovë.

“Mendoj se Qeveria e Kosovës në këtë mënyrë po mundohet që ta minimizojë numrin e protestuesve. Gjithë bota e din që terrorizmi tashmë është një rrezik për gjithë vendet e botës, e jo vetëm në Kosovë”, ka thënë Vllasi.

Kujtojmë që tri partitë opozitare në Kosovë, LVV, AAK si deh NISMA për Kosovën me datë 28 nëntor kanë paralajmëruar një manifestim gjithëpopoullor në sheshin kryesor të Prishtinës.