FIDANISHTJA

Vllasi: Nuk është se serbët nuk mund të jetojnë pa dinarin, kjo u bë çështje politike nga Serbia

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti politik, Azem Vllasi, tha se çështja e dinarit serb është bërë çështje politike nga Serbia dhe jo sepse serbët nuk mund të jetojnë pa dinarin.

Vllasi tha se tërheqja e dinarit nga përdorimi në Kosovë është edhe tërheqje e një simboli shtetëror serb, andaj sipas tij reagimi i Vuçiqit është në këtë drejtim.

“Qëllimi është që akoma me alarmu çështjen dinarit dhe sipas fjalimeve në këtë protestë, po del se pa dinar s’po mujka me u jetu në Kosovë, ndërsa të gjithë popujt evropian, madje edhe serbët në Serbi e donë më shumë euron se dinarin. Çështjen e dinarit Serbia e ka marrë si çështje politike sepse eliminimi i dinarit prej qarkullimit monetar në Kosovë e marrin, edhe ashtu është, si tërheqje edhe të një elementi që është simbol shtetëror, ajo është valuta. Secili shtet përveç simboleve tjera e ka edhe monedhën vlerë. Në Serbi po manipulojnë, Vuçiqi thotë qysh qenka dinari e vetmja valutë legale, euro ilegale sepse nuk ka vendos Qeveria e Kosovës si monedhë valide por administrata e UNMIK-ut më 2002”, tha Vllasi.

Fundamenti

Megjithatë, Vllasi vendimin për ndalimin e dinarit si valutë për përdorim në Kosovë e quajti me vend.

Por, ai shtoi se Qeveria është dashtë t’u jep hapësirë serbëve për adaptim me valutën euro, siç edhe ndodhi sot.

“Vendimi është me vend sipas kompetencave që i ka Kosova por shumë është vonuar, pasi veç është vonuar aq shumë është dashtë 1 muaj ose 2 me lënë njëfarë afati derisa të adaptohen serbët dhe askush prej shteteve serioze që e njohin Kosovën prej shteteve perëndimore nuk tha që nuk ka drejt Qeveria e Kosovës, por jepni pak afat serbëve për tu adaptuar dhe nuk bëhet nami nëse iu ipet pak afat. Madje gabimi veç është që sikur ato me targat e regjistrimit, caktohet afati, miqtë ndërkombëtar thonë shtyne pak, ne jo jo, ajo i bie sikur nxënësi i klasës nuk e merr urdhrin nga arsimtari derisa i merr nja dy shuplaka. Unë si e kuptova tash është marr vendimi për t’u shtyrë pak afati. Por në Kosovë është një valutë dhe Serbia le të vazhdoj me iu dhënë para serbëve të Kosovës, aso lloj ndihma parashihen edhe me planin e Ahtisarit por në Kosovë vlen një monedhë dhe të gjitha operacionet kryhen duke e pas bazë euron”, tha Vllasi. /Teve1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.