ARKATANA

Vllasi: Njerëzit në Vetëvendosje janë me çipin marksist-leninist, se ndajnë pushtetin me askënd

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësi i zhvillimeve politike, Azem Vllasi e kritikoi qasjen ideologjike të Vetëvendosjes, duke thënë se udhëhiqet nga bindje marksiste-leniniste, ku pushteti nuk ndahet.

“Njerëzit në Vetëvendosje janë me çipin marksist-leninist sipas cilit qeverisja nuk mund të ndahet. Qeverisja e duhur sipas tyre është vetëm ajo që nuk ndahet me askënd. Kompromis apo marrëveshje politike me parti tjera, apo Qeveri koalicioni me ndonjë parti tjetër ata e vlerësojnë si dështim”, tha ai për Front Online.

Ai shpreson që elektorati të reflektojë në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

“Shpresoj se votuesit kanë nxjerr mësim të duhur dhe në zgjedhje të reja do të mendojnë mirë se kujt do t’ia japin votën”, tha Vllasi.

Ai ka folur edhe lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Fundamenti

Sipas tij, reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje pas këtij vendimi tregon qartë se vendimi nuk do të zbatohet, gjë që e mban vendin në ngërç politik.

“Pikërisht deklarata e Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, bënë me dije se ky Vendim nuk do të respektohet. Pra, nuk ka dalje nga ngërçi politik”, tha ai.

Sipas Vllasit, Vetëvendosja ka si qëllim ta çojë vendin në zgjedhje të reja, me synimin që të fitojë aq vota sa t’i mundësojnë marrjen e çdo vendimi pa marrëveshje me subjektet tjera.

“Vetëvendosja synon që vendin t’a çoi në zgjedhje të reja me shpresë se do të fitojnë aç vota që i mundësojnë secilin vendim pa kompromis apo marrëveshje. Do të thotë edhe votat për kryetar të Kuvendit edhe për Qeveri”, deklaroi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.