HW

Vllasi: Në këtë fazë nuk mund të ketë korrigjim të kufijve Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhahmet Hajrullahu, ka thënë se në vend që të qartësohet faza finale e dialogut, me deklaratat e fundit është krijuar mjegull e paqartësi edhe më shumë.

Vllasi ka theksuar se nuk mund të ketë shkëmbim të territoreve dhe se kjo temë është e rrezikshme.

“Është krijuar një mjegull totale lidhur me këtë fazën finale të dialogut. Procesi i shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë ka ndodhur për shkak të territoreve dhe kufijve. Shkëmbim ose korrigjim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë në këtë fazë nuk mund të ketë, dhe kjo temë rreth kufijve është e panevojshme, e dëmshme dhe e rrezikshme”, ka thënë Vllasi.

Ai ka theksuar se këta kufij janë edhe me Rezolutën 1244, me Planin e Ahtisaarit dhe po me këta kufij është shpallur edhe pavarësia.

ARKATANA

“Serbia duhet ta njeh Kosovën në kufijtë e tanishëm dhe pastaj duhet të bëhet korrigjimi i kufijve, siç është rasti me demarkacionin me Malin e Zi”, u shpreh Vllasi.

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi më tej ka theksuar se kësaj pune nuk bënë t’i hyjmë pasi që sipas tij kjo është një rrugë qorre.

“Mes Kosovës dhe Serbisë në këtë fazë të shtrohet çështja e kufirit apo e këmbimit të territoreve nuk vjen në konsiderim sepse do të hymë në telashe edhe më të mëdha”, tha Vllasi.

Ai ka theksuar më tej se Trepça dhe Ujmani janë jetike për Kosovën dhe kjo mund ta destabilizonte situatën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.